Skena e madhe

1. Pasardhesi – Ismail Kadare /Dramatizimi Goran Stefanovski/ Regjia:  Slobodan Unkovski

‘Pasardhësi’ bazohet ne romanin omonim të Ismail Kadaresë. “Pasardhësi” është një triller politik mbi një periudhë të errët të historisë së Shqipërisë. Edhe sot, gati një çerek shekulli pas ngjarjes që trajton romani dhe pas rrëzimit të rregjimit, pas hapjes së arkivave e anketimeve të pafundme, misteri rreth figurave qëndrore të politikës kontraverze shqiptare, të cilat ishin determinuese në fatin e popullir shqiptar,  mbeten  enigma e pazgjidhur. Dramaturgu e konsideron romanin e Kadarese si analizën më të mirë nga gjithçka që ka lexuar ndonjëherë për sistemet e tilla totalitare.


2. Përtej kufijëve të pushtetit – Albri Brahusha Regjia: Esat Brajshori

Eshtë komedia më e suksesëshme shqiptare e viteve të fundit. Një komedi që trajton realitetet banale politike të shqipatrëve në veçanti dhe të ballkanit në përgjithësi. Realitetin e një vendi të përfshirë nga një epidemi diareje e cila shëndërrohet në strategji politike dhe në fat të qytetarit në një tranzicioni permanent me aromë diktature.


3. Eshtrat që vijnë vonë – Teki Dërvishi Regjisor: ........

Drama më e mirë e shkruar në gjuhën shqipe që trajton fatin e individit me identitet të humbur. Raporet mes njeriut i cili për pushtet ka humbur identitetin dhe atij që përpiqet ta ruaj duke e sfiduar presionin dhe realitetin Orwellian në të cilin është futur doemosdoshmërisht.


4. Grafitet – Mehmet Kraja Regjia: Fadil Hysaj

Drama e Mehmet Krajes, vendoset në një corridor metaforik me vetëm një grafit të shkruar në murin e perhimtë paidentitet ‘Ovo je Srbija’, grafit i shkruar nga një banor shqiptar /loajal/ me pretekstin që ta shpëtoj hyrjen nga lufta.  Banori, i cili pas lufte nxjerr kokën në realitetin e ri dhe ndeshet me banorët e mbledhur si në një fshat te madh, fatet e të cilëve kishin derivuar një realitet pamundësie, madje edhe në ekstremet e skajshme, duke mos arritur te shndërroheshin në ‘trathëtar’ e ‘heronjë’, ashtu siç ua kishte përcaktuar realiteti i ikur fatin e dikurshëm. Tani në realitetin e ri, ata janë të harruar dhe të parëndësishëm. Në skenë shfaqen heronjët e rinjë të vjetër, të krijuar ad-hoc per nevojat e kohës, ata që i sjell ne korridorin e perhimtë Liria, një kurtizanë me emrin idiomatik.


5. Tregtari i Venedikut – William Shakespeare Regjia: Matthew Lenton

Duke qenë se viti 2016 shënon 400 vjetorin e vdekjes së W. Shakespeare, Teatri Kombëtar i Kosovës do ta ketë në reprtor njërën ndër veprat më të njohura e më me peshë të dramaturgut të madh. “Tregtari i Venedikut” si shumica e veprave të Shakespeare trajton ide univerzale që i mbijetojnë çdo kohe dhe që në çdo kohë e hapësire vijnë fuqishëm dhe me shumë ngjyrë në kontekstin politiko-social, psikologjik e shpirtëror. Temat kryesore që trajtohen në këtë vepër briliante janë sa univerzale poaq edhe aktuale si: interesi personal karshi dashurise, virtyti hyjnor i mëshires, urrejtja si fenomen zingjiror, etj.


Skena e vogël

1. “Pranë Detit” nga Slawomir Mrozhek Regjia: Bashkim Ramadani

“Pranë Detit” është një dramë nga Slawomir Mrozek në qendër të së cilës janë tre burra të uritur të mbijetuar mbi një dërrasë të anijes së fundosur. Të gjetur në mes të detit të hapur, ata duhet të vendosin se cili prej tyre do të bëhet ushqim për dy të tjerët. I holli, I mesmi dhe I trashi,  janë tre personazhet e shfaqjes. Pasi të tre burrat shqyrtojnë procedura shoqërore dhe politike në një seri të logjikës sa qesharake poaq absurde për të arrirë tek zgjidhja, ata krijojnë situata  thumbuese ndaj zhvillimeve politike të një shoqërie të izoluar si kjo e jona. Regjisori me një tekst të tillë antologjik të dramaturgjisë së absurdit ka për qëllim të aludojë direkt dhe t’i thumbojë pështjellimet politike kosovare të aktualitetit. "Në Det të Hapur" është një përrallë absurde e mbijetesës dhe vendimmarrjes demokratike / diktatoriale.


2. “Hamletmachine” nga Heiner Muller Regjia: Hana Qena

Hamletmachine është një dramë postmoderne nga dramaturgu dhe regjisori i teatrit Heiner Muller. Karakteristikë e kësaj drame është fakti që ajo nuk përqëndrohet në një strukturë konvencionale, por pjesërisht lidhet përmes sekuencave dhe monologjeve, ku protagonisti e lë rolin e tij dhe reflekton mbi të qenit aktor. Drama përbëhet nga disa skena. I tërë teksti është i gjatë praktikisht nëntë faqe. Vetë teksti i dramës është jashtëzakonisht i dendur dhe i hapur për interpretime. Hamletmachine, për mua si regjisore femer është përpjekje për çlirim nga sindromi i Ofelisë.


3. “Gazetarja e kulturës vetëvritet, shpirti i saj në drejtim të paditur” nga Idlir Azizi Regjia: Alban Beqiraj

“Gazetarja e kulturës vetëvritet, shpirti i saj në drejtim të paditur” ofrohet si një dramatizim. Drama, sikurse romani që ka elemente të fuqishëm dramatike përshkruan rrugëtimin e autorit nëpër historinë e artit shqiptar. Shqiptarët kinse gjatë historisë e kanë mbytur shpirtin e inovacionit kulturor. Shfaqja ndërtohet mbi një formë “Making of” në teatër e që shndërohet në një shfaqje multi-mediale, e pazakontë dhe alternative. Aktorët në këtë rast fillojnë e rrëfejnë historitë e tyre duke terhequr paralele mes kulturës dhe artit skenik që është krijuar në Evropë, derisa në të njejtën kohë te shqiptarët ka degraduar apo është keqpërdorur nga sisteme dhe regjime të ndryshme. 


4. “Shtëpia pa dritare” nga Saimir Gongo Regjia: Besim Ugzmajli

‘Shtepia pa dritare’ flet për një strukturë kriminale që vet shoqëria shqiptare e ka krijuar gjat rrëmujës së tranzicionit. Kjo strukturë kriminale ne menyrë pothuajse të pa dukshme, shndërron në pjesë të vetes edhe qytetarin e rëndomt. Teksti sjellë situatën kur bëhet e pamundur që në ambiente të caktuara të jetosh ndershëm dhe i pa përlyer nga imoralitetet absurde që ka krijuar shoqëria shqiptare. Shfaqja do të filloj më një lojë të koordinuar në të gjithë sallën dhe skenën e teatri, kur me perde dhe gozhdim, do të ipet idea e mbylljes hermetike të aktorëve dhe të të gjithë shikuesëve brenda ambientit /shtëpisë pa derë dhe pa dritare/, të cilit ambinet i detyrohemi njëlloj sikur i detyrohemi burgut. Përmes interaksionit, do të bëjmë publikun të jetë pjesë e aksioneve të aktorëve në shfaqje, kështu do të marrin edhe ata përgjigjësitë e gjithçkaje që ndodhë në skenë dhe në sallë.