“Dashnori i nënës sime”

Autor:  Adem Mikullovci

Regjia: Ilirjana Arifi

Aktorët:

Adem Mikullovci, Leze Qena, Sheqerie Buqaj, Shpetim Kastrati, Ylber Bardhi, Florentina Ademi, Makfire Miftari, Basri Shala

 

Dramaturgjia: Arta Arifi

Scenografia: Agron Blakqori

Kostumografia: Erza Xhema

Muzika: Egzon Pireci

Një familje qytetare ka probleme financiare dhe borxhe të mëdha për shkak të falimentimit dhe mbylljes se dyqanit. Iliri dhe gruaja e vet Teuta ballafaqohen me këto probleme por edhe me problemin e nënës- vejushe e cila ka kërkesa të mëdha dhe është  zhurmagjike  e tmërrshme!
 Papritur vjen  një  mysafir i panjohur i cili kërkon nga Iliri që ta lejoj nënën  e vet të martohet me të. Mirëpo Iliri tërë  kohën mendon se është  një  vrasës qe e kanë  dërguar borxhlinjtë ta vrasin. Mysafiri insiston në  kërkesën e vet për martesë  dhe nuk del nga shtëpia pa u takuar me nënën e Ilirit. I panjohuri,  zotëri  Zymryt Krasniqi, është një njeri  i pasur që  ka rreth 1 milion e 150 mije euro ne bankë dhe patundshmëri  tjera. Pasi ai takohet me nënën e sheh qe ka gabuar derën , kurse zonja në fjalë  është  pikërisht  ish- e  dashura e tij të cilën e kishte lënë  para 35 viteve dhe kishte ikur në  Gjermani. Pasi që nëna e refuzon tani ish të  dashurin e saj,  e djali dhe reja janë ata të  cilët e lakmojnë  këtë kurorëzim për shkak të  pasurisë  së Zymrytit. Iliri dhe Teuta thërasin krejt shoqërinë dhe bëjnë planin për vrasjën e Zymrytit.Në gjysmë të natës ata nisën në aksion. Në ndërkohë nëna është penduar shumë qe e refuzoi dashurinë  e parë dhe tani dëshiron  që ai të  kthehet prapë  të  ajo. Zymryti është  para derës së banesës dhe pret . Nëna e thërret brenda dhe Zymryti  i rrëfen se është  shumë  i varfër, nuk ka as pasuri e as kulm mbi kokë, por vetëm një  pension 140.00 euro. Por nënën kjo nuk e pengon dhe bashkohet me Zymrytin , shkojnë në  ëmbëltore,  aty ku edhe janë  parë  për herë të fundit. Zymryti e njofton  policinë  së  në  një  lagje po ndodh  një  plaçkitje dhe është pikërisht shtëpia ku ai ju rrëfen me herët së është  pronë  e tij. Policia niset në  vend- ngjarje,  kurse nëna dhe Zymryti  bashkohen dhe rinisin jetën  e re së  bashku.

 Në  këtë  shfaqje paraqiten dy grup- mosha, dhe ballafaqimi i tyre me realitetin, procesi i rinjohjës, mashtrimet aktuale si politike ashtu edhe shoqërore, periudha e tranzicionit , problemet seksuale gjinore, roli i gruas dhe burrit brenda shtëpisë  dhe jashtë saj,  problemet  fqinjësore etj. Me një fjalë  një aktualitet sot me disa të papritura të çastit që ndryshojnë dhe prishin çdo plan tjetër.


Galeria


Video