“KOPSHTI I VISHNJEVE”

Autor: Anton Çehov

Regjisor: Ilir Bokshi

 

Skenografia: Petrit Bakalli

Kostumografia: Vesa Kraja

Muzika: Art Lokaj

Ass. regjie: Butrint Pasha

Aktorët:

 

Shengyl Ismaili

Adrian Morina

Ernest Malazogu

Armend Ismajli

Semira Latifi

Qëndresa Jashari

Shpëtim Kastrati

Ylber Bardhi

Vlera Pylla

Besfort Berberi

Luan Jaha

“Kopshti i Vishnjeve"

Lule të bardha, ca trungje të prera pa degë e gjethe…janë vishnjet, simboli i ndryshimit të klasave shoqërore.
Vënien e parë nga Stanislavski në skenë, vetë autori e quajti "dështim" për shkak të dramës së madhe brenda veprës, kur në anën tjetër Çehovi vetë, e konsideronte një komedi me katër akte.
Më tepër se të trajtojë probleme sociale e shoqërore, komedia (mund të themi e një lloji tjetër të hasur këto kohë në skenën tonë) ka një tonalitet "lulesh të bardha",ku kushdo mund të gjejë veten në pasqyrën e kohës.
Lubova Andrejevna pas pesë vitesh kthehet nga Parisi në shtepinë e saj, që gjendet në një provincë ruse, në një gjendje jo të mirë financiare. Çifligu i saj përfshin një kopsht të vishnjeve, që për nga bukuria s’ka krahasim, e poashtu përmban në vete kujtimet e bukura të fëmijërisë së Lubov Andrejevnës, por edhe kujtimet e errëta të robërve. Për shkak të borxheve çifligu rrezikon të shitet në aukcion. Në një situatë të tillë, në një mbrëmje si shumë të tjera "në tisin e vetëpërkundjes" të njeriut të mësuar me një lloj jete prej së cilës nuk shkëputet dot, më 22 gusht mësojnë se prona e tyre është shitur.
"Tronditja" lidhet për më tepër me emrin e pronarit të ri, Llopahinit, një tregtar, përfaqësues i shtresës së mesme të shoqërisë, që e blen kopshtin për t'i vënë sëpatën pemëve të vishnjeve, për të ndërtuar vila. Kjo përfaqëson fillimin e një jete të re, e në këndvështrimin tjetër edhe shpagimin e mëkateve të shtresës së lartë ndaj robërve.
Në shfaqje luajnë aktorët: Shengyl Ismajli, Adrian Morina, Ernest Malazogu, Armend Ismajli, Semira Latifi, Qëndresa Jashari, Shpëtim Kastrati, Ylber Bardhi, Vlera Pylla, Besfort Berberi, Luan Jaha.


Galeria


Video