“SI TA VRASIM PRESIDENTIN”

Autor: Miro Gavran

Regjisor: Marigona Bekteshi Ferati

 

Skenografia: Petrit Bakalli

Kostumografia: Vesa Kraja

Kompozitor: Trimor Dhomi

Përkthimi dhe pershtatja: Ali Avdiu

Aktorët:

 

Mirsad Ferati

Rabije Kryeziu

Fatmir Haliti

Njomza Tmava

Si ta vrasim Presidentin

Drama “Si ta vrasim presidentin” është dramë që flet për gjendjen e një vendi të Evropës që gjendet në tranzicion, andaj si e tillë edhe është lehtë e adaptueshme në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Heroi i kësaj shfaqje vjen përmes personazhit Igor 31 vjeç, i cili është kundër globalizimit dhe është i përgatitur të luftojë në çfa...rëdo forme për një botë të re. Vëllai i tij Robert, i cili është katërmbëdhjetë vjet më i vjetër, ka luftuar kundër socializmi derisa ishte i ri, por tani është shndërruar në konformist. Igor kthehet në atdheun e tij me të fejuarën e tij, Maria. Vëllai i tij Robert dhe gruaja e Robertit Stella, nuk i pëlqejnë pikëpamjet radikale të Igorit për globalizimin dhe anti-globalizimin, nga frika se kjo mund të kërcënojë karrierën e tyre dhe mirëqenien e familjes së tyre.
Marigona Bekteshi- Ferati u shpreh falënderuese ndaj stafit menaxherial të Teatrit Kombëtar të Kosovës, Këshillit Drejtues dhe ekipit të shfaqjes që e mundësoi që kjo ëndërr e saj për ta realizuar këtë shfaqje po jetësohet.

Kjo është vepra e tretë e autorit Gavran me të cilën punon regjisorja Bekteshi-Ferati. Ajo thotë se tani e ka ndjerë që është momenti për ta inskenuar këtë tekst, i cili përshkruan situatën e një shteti në tranzicion ndërsa gjithë bisedat të cilat prekin fusha të ndryshme zhvillohen brenda komunikimit familjar.
“Pikërisht kjo shfaqje flet për vendet në tranzicion, për globalizmin, antiglobalizmin dhe kjo ka qenë pikërisht koha që unë ta inskenoj këtë vepër në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Vepra sjellë dy lloje të personazheve, njëra palë që e mbron globalizimin dhe ana tjetër që është kundër globalizmit. Shfaqja flet për atë se si po shkatërrohen vendet
e vogla dhe po robërohen nga vendet e mëdha”, tregoi ajo duke shtuar se në këtë shfaqje ka zgjedhur që publiku vet ta përcaktoj mesazhin e shfaqjes.

Në këtë dramë luajnë: Mirsad Ferati, Rabije Kryeziu, Fatmir Haliti dhe Njomza Tmava. Regjisorja tha se ky nuk është bashkëpunimi i parë me këta aktorë, pasi që me ta ka realizuar edhe shfaqjen e cila është dhënë premierë në Belgjikë “Sundimi i gruas”, andaj edhe nuk ka hezituar për një bashkëpunim të dytë me ta. Procesi sipas regjisores Bekteshi-Ferati, është shumë më i lehtë për shkak se e njohin natyrën e punës së njëri tjetrit.
Aktori Mirsad Ferati do ta sjellë rolin kryesor të shfaqjes, Igorin, i cili vjen nga kontinenti i Amerikës ndërsa paraqet një njeri idealist i cili beson se shtetet e mëdha po e shfrytëzojnë ndikimin e tyre në botë për të shkatërruar vendet me të dobëta. Përballja me të afërmit e tij në vendlindje, do ta bëj që të ndihet i zhgënjyer dhe të vazhdoj përpjekjet deri në vetëflijim për mbrojtjen e idealeve të tij. Ferati thotë se nuk ka qenë aspak i lehtë realizimi i këtij roli sipas kërkesave të regjisores.


Galeria


Video