“ARTURO UI”

Autor: Bertolt Brecht

Regjisor: Bekim Lumi

 

Ass. regjie: Bashkim Ramadani

Koreografia: Majlajdo Gala

Skenografia: Mentor Berisha

Kostumografia: Alma Krasniqi

Muzika: Dren Suldashi

Kitaris

Aktorët:

 

Bujar Ahmeti

Afrim Kasapollo

Afrim Muçaj

Labinot Raci

Faris Berisha

Valmir Krasniqi

Edon Shileku

Ismet Azemi

Ylber Bardhi

Kushtrim Qerimi

Shpëtim Kastrati

Muhamed Arifi

Alban Rexhaj

“Arturo Ui” është një shfaqje e krijuar mbi tekstin e dramaturgut të shquar gjerman dhe botëror, Bertoltt Brecht (1898 – 1956), nga regjisori Bekim Lumi dhe, si e tillë, është prodhim i Teatrit Kombëtar të Kosovës. ...
Në shfaqje luajnë aktorët: Bujar Ahmeti, Afrim Kasapolli, Afrim Muçaj, Labinot Raci, Faris Berisha, Ylber Bardhi, Ismet Azemi, Edon Shileku, Valmir Krasniqi, Shpëtim Kastrati, Kushtrim Qerimi, Muhamed Arifi dhe Alban Rexhaj. Muzika e shfaqjes është kompozuar nga Dren Suldashi, i cili gjithashtu luan në kitarë. Asistent regjisor është Bashkim Ramadani. Koreografinë e shfaqjes e ka bërë Majlajdo Gala, ndërkaq skenografinë Mentor Berisha, përderisa kostumografinë Alma Krasniqi.
Me formën, me përmbajtjen, me frymën dhe me vetat e saj, kjo dramë, në mënyrë simbolike, përshkruan, tematizon dhe pasqyron historinë e dhunshme të rrëmbimit të pushtetit ekonomik dhe politik nga gangsteri Arturo Ui (alias Adolf Hitler) dhe pasuesit e tij në vitet ‘30 të shekullit 20. Dhuna fizike, plaçkitjet, djegiet, grabitjet, trysnitë, tagri dhe kërcënimet ndaj tregtarëve, politikanëve e gazetarëve, deri edhe vrasjet e tyre, alibitë dhe gjyqet farsë, detyrimet e dhunshme dhe shantazhet ndaj dëshmitarëve të krimit, janë vetëm disa nga tablotë e kësaj drame. Për shkak të temës që e trajton dhe për shkak të aktualitetit të saj të vazhdueshëm, kjo dramë ndërlidhet me shumë nga trendet dhe zhvillimet e përçudshme nëpër botë. Si e tillë, ajo vlerësohet si një nga satirat ma të mira politike dhe historike të shekullit ‘20. “Arturo Ui” nuk është inskenuar asnjëherë deri tani në Kosovë. Sivjet, për t’u inskenuar, përveç qëllimeve artistike e estetike, janë edhe të paktën dy arsye më shumë: 120 vjetori i lindjes së Bertolt Brecht-it dhe 20 vjetori i artit dhe krijimtarisë së regjisorit Bekim Lumi.


Galeria


Video