“KALIGULA”

Autor: Albert Camus

Regjisor: Kushtrim Koliqi

 

Dramaturgjia: Jasna Jasna Žmak

Ass. regjie: Rebeka Qena

Skenografia: Petrit Bakalli

Kostumografia: Njomza Luci

Kompozitor: Trimor Dhomi

Aktorët:

 

Adrian Morina

Allmir Suhodolli

Ard Islami

Armend Baloku

Besart Sllamniku

Gresa Pallaska

Meli Qena

Shkelzen Veseli

Ylber Bardhi

Drama “Kaligula” e Camus është shkruar për herë të parë në vitin 1938, për t’u botuar më në fund në vitin 1945. U shkrua në kohë të rëndësishme historike (Lufta e Dytë Botërore), dhe para nesh vie në një verzion të rishkruar, duke paraqitur figurën historike të një perandori romak që udhëhoqi Romën në vitet 37-41 pas Krishtit, i cili njihet në histori për çmenduritë dhe mizoritë e tij. 
Drama Kaligula është një kryevepër e artit teatral. Aktuale si gjithmonë, për teatrin dhe për mendimin e sotëm, trajton revoltën dhe nënshtrimin, sjell pyetje rreth shpëtimit të shoqërisë dhe vlerave universale.

Kaligula është në kërkim të forcës absolute, është i helmuar nga mospërfillja dhe tmerri. Ai vendos të ushtrojë, përmes vrasjeve dhe perverzitetit sistematik ndaj të gjitha vlerave ekzistuese, lirinë e cila sërish i del e hidhur. 
Kaligula ynë vie duke nxitur reflektimin tonë, vie në kohën e pabarazisë dhe mjerimit, në kohën e shkeljes së të drejtave të njeriut dhe të lirive, vie në kohën e demokracisë së re, në kohën kur revolta qytetare kundër gjendjes absurde që na rrethon e që kërkon gjithnjë ndryshimin dhe përsosjen e sistemit demokratik duhet ekzistuar.
Kaligula vie pranë nesh, që njohim revoltën, dhe pranë nesh që nuk njohim konceptin e revoltës...vie me shumë pyetje e shumë nxitje. Vie...apo është me nesh


Galeria


Video