"BARDH"

Autor: Dubravko Mihanovic

Regjia: Fatos Berisha

 Skenografia dhe kostumet: Arben Shala

 

Aktorët:

Shpëtim Selmani

Tristan Halilaj

  “Bardh”

Drama ‘Bardh’ e dramaturgut kroat Dubravko Mihanovic është një tregim me dialog minimalistik të dy personazheve, të cilat janë Mjeshtri dhe Ndihmësi i tij që lyejnë me ngjyrë muret e një banese. Ata tentojnë të krijojnë një lloj komunikimi, duke filluar bisedën me temat e përgjithshme, futbolli, telashet familjare, për t’u futur ngadalë në pëkufizime për hapësirën që i rrethon dhe botën e tyre. Me dialog minimalist dhe jo-pretencioz, kuptojmë rutinën e jetës së tyre, përcjellim një afrim të dy personazheve, një ngjashmëri të tyre duke tentuar të futen në brendësinë e preokupimeve të njëri tjetrit.

Përmes marrëdhënjes arketip: mësues-nxënës, e dy njerëzve nga margjinat e shoqërisë, vepra sjell një tregim që trajton probleme ‘të mëdha’ shoqërore-sociale.

Bota jashtë dritares e cila ua tërhjek gjithnjë vëmndjen jep dimension tjetër botës së tyre të mureve që ngjyrosin dhe që duan t’i japin kuptim.


Galeria


Video