Lumnie Sopi, aktore

Ka lindur më 21 janar të vitit 1967 në Prizren. Ka mabaruar Fakultetin Filozofik, degën e Letërsisë angleze në Prishtinë /1984/. Ka specializuar në Redman Actors Studio, në Londër. Nga viti 1983 është aktore e Trupës rezidente të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Shfaqjet në Teatrin Kombëtar të Kosovës

  • Rahila (rol kryesor) – ‘Israel dhe filistinë’ nga Fan. S. Noli, regjisor Agim Sopi
  • Ifigjenia (rol kryesor) – ‘Ifigjenia në Aulidë’ nga Euripidi, regjisor Fadil Hysaj
  • Antigona (rol kryesor) – ‘Antigona’ nga Sofokliu, regjisor Agim Sopi
  • Shtatkobëza (rol kryesor) – ‘Bregu i pikëllimit’ nga Teki Dervishi, regjisor Vlado Milçin
  • Tina (rol dytësor) – ‘Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit’ nga  Jusuf Buxhovi
  • Engjulli i mirë Wagner (rol kryesor) – ‘Tragjedia e dr. Faustus-it’ nga  Ch. Marllow, regjisor A. Sopi
  • Zana (rol kryesor) – ‘Viktimat e Tivarit’ nga  Ekrem Kryeziu
  • Ema (rol kryesor) – ‘Muzgu i lirisë’ nga Agim Sopi
  • Vasha (rol dytësor) – Kutia e Zezë nga Sabri Hamiti, regjisor Agim Sopi
  • Vera (rol kryesor) – ‘Motra e katërt’ nga Janusz Glowacky
  • Emma (rol dytësor)     - ‘Lidhje gjaku’ nga Sharon Pollock, regjisor Fadil Hysaj
  • Zonja Mery (rol kryesor)   - ‘Dosja H’ nga Ismail Kadare, regjisor Agim Sopi
  • Gruaja e Majorit (rol kryesor) – ‘Një varr për Majorin e Mbretit’ nga Aqif Mulliqi  
  • Nëna (rol dytësor) – ‘Eshtrat që vijnë vonë’ nga Teki Dërvishi, regjisor Martin Kochovsky
  • Gruaja e Pasardhësit (rol dytësor) – ‘Pasardhësi’ nga Ismail Kadare, regjisor S. Unkovski
  • Gruaja (rol dytësor) – ‘Pasioni’ nga Sabri Hamiti, regjisor Martin Kochovsky

 

Në Teatrin Shqiptar – Shkup

  • Virgjinia (rol kryesor) – ‘Kush e vrau Edgar Allan Po-në’ nga Laura Radionis

 

Në Teatrin Alternativ të Prishtinës

  • Vesta (rol kryesor) – ‘Lulepjeshkat e dashurisë’ nga Teki Dërvishi, regjisor Agim Sopi

 

Rolet në film dhe drama televizive

  • Lepuri me pesë këmbë (rol dytësor) - me skenar të Rifat Kukajt, regjisor Ismail Ymerit, 1982
  • Njeriu prej dheu (rol kryesor) - me skenarit të Agim Sopit e Fadil Hysajt, regjisor Agim Sopi, 1984
  • Prilli i thyer (rol episodik) – sipas romanit të Ismail Kadaresë, regjisore Lirie Begaj, 1985  
  • Nën çarr po rrinte vasha (rol kryesor) -  sipas tregimit të Anton Pashkut, regjia Emin Halili, 1988
  • Lulepjeshkat e dashurisë (rol kryesor) – sipas dramës së Teki Dërvishit, regjisor A. Sopi, 1989
  • Kulla (rol kryesor) – sipas tregimit të Anton Pashkut, regjisor Agim Sopi, 1990   
  • Anatema (rol kryesor)  me skenar dhe regji të Agim Sopit, 2006
  • Agnus Dei (rol dytësor) me skenar dhe regji të Agim Sopit, 2012
  • Teuta më nuk banon këtu (rol kryesor) me skenar të Enver Petrovcit, regjia Murat Derman 2015