Armend Baloku, aktor

Armend Baloku ka lindur më 03 tetor të vitit 1983 në Pejë. Ka diplomuar në Fakultetin e Arteve Dramatike /dega e aktrimit/ pranë Universitetit të Prishtinës në vitin 2005. Poashtu ka përfunduar nivelin master në lëmin e aktrimit në Fakultetin e Arteve në Prishtinë ne vitin 2011. Nga viti 2015 është pjesë e Ansamblit Rezidente në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Shfaqjet në Teatrin Kombëtar të Kosovës

  • Mjeku – “Mbreti Lir”, Wiliam Shakespeare me regji të Fadil Hysaj 2005
  • Valentini – “Nata e dymbëdhjete”, Shakespeare me regji të Ilir Bokshi 2010
  • Antoni – “Tregtari i Venedikut”, Shakespeare me regji të Matthew Lenton2016
  • Labinoti – “Grafitet”, Mehmet Kraja me regji të Fadil Hysaj 2016
  • Aktor - “Eshtrat qe vijne vone”, Teki Dervishi me regji të Martin Kocovski 2016
  • Djali – “Pasardhësi”, Ismail Kadare me regji të Slobodan Unkovski 2016
  • Ernesti – “I ligu per mend”, Gjergj Fishta me regji të Altin Basha 2017
  • Oresti – “Bordel Ballkan”, Jeton Neziraj me regji të Andras Urban 2017

 

Teatri DODONA

  • Tomasi – “Burrat e Dëshpëruar” Aldo de Benedetti me regji të Elmaze Nura 2006
  • Bernardi –  “Boing Boing” Marc Camoletti me regji të Armond Morina 2008
  • Xheku – “Lojë Martese” Eduard Albee me regji të Kaltrim Balaj 2015

Teatrot tjera

“Qendra Multimedia”

  • Benvolio – “Romeo e Xhulieta” Shakespeare me regji të Miki Manojlovic 2015

Teatri “Oda” – Prishtinë

  • Wicklow – “Bark tupani” Richard Dormer me regji të Lirak Celaj 2014

Teatri “Producers Club Theatres” – New York

  • Burri – “Cifti i hapur” Dario Fo me regji te Armend Baloku 2017

Film dhe TV

  • Ushtari – “Armët ne dorë” me regji të Blerta Basholli 2005
  • Xili – “Knockdown”   me regji te Amir Vitija 2012
  • Punonjesi – “I pafajshmi” me regji te Amir Vitija 2014
  • Violinisti – “Sonata” me regji te Durim Kryeziu 2014
  • Vuca – “Zonjusha” me regji te Genc Berisha 2016
  • Armendi - “Jednacina sa jednom nepoznatom” me regji te Miki Manojlovic 2016
  • Bardhi – “Nje tregim Prishtine” me regji te Burbuqe Berisha 2017
  • Vuca - “Diamanti” me regji te Genc Berisha 2018